MENU
klinika

Pas mbledhjes së opozitës në Shkodër

Rama për Bashën: Kur duhet të shkojë në punë, rrotullohet në gjumë

03.09.2018 - 19:39

Pas mbledhjes së opozitës së bashkuar në Shkodër, ka reaguar kryeministri Edi Rama.

Në një status në Twitter, Rama bën ironi me kreun e PD-së Lulzim Basha dhe opozitën.

Kur duhet të jetë në Tiranë, shkon në Shkodër. Kur duhet të hyjë në zgjedhje, futet në çadër. Kur duhet të shkojë në punë, rrotullohet në gjumë. Kur humbet, shpall fitoren.

S’kemi ç’i bëjmë, duhet të bëjmë dhe pa të. #EgjitheVemendjatekNjerezit”, shkruan Rama.

Gjatë takimit të opozitës në Shkodër, Basha tha se kryeministri duhet të ishte në qytetin verior për të lajmëruar arrestimin e bandave të krimit që kanë marrë peng këtë qytet.

Këtu duhet të ishte kryeministri i Shqipërisë për të raportuar arrestimin e kriminelëve që terrorizojnë prej 6 muajsh qytetin e Shkodrës. Edi Rama është në Tiranë me Jurges Çyrben, me Taulant Ballën, me Fatmir Xhafën dhe shumë eksponentë të tjerë të faktuar si persona të lidhur me krimin e organizuar. Kjo është arsyeja e dytë se pse opozita mblidhet këtu“.

M.H