MENU
klinika

La Liga, java 3

Real Madrid kthehet në “makineri” golash

01.09.2018 - 23:42

Real Madrid bën tris në startin e sezonit, teksa ka mposhtur bindshëm me rezultatin 4-1 Leganes, duke i ngjitur përsëri në krye të renditjes së La Liga-s.

Ishte një ndeshje spektakolare për të besuarit e Lopetegui, megjithëse në fillim u duk sikur do të ishte një mbrëmje e vështirë. Gareth Bale zhbllokoi rezultatin në minutën e 17’, por vetëm shtatë minuta më pas Carrillo barazon rezultatin me penallti, teksa Courtois nuk arriti të bënte një impakt në debutimin e tij.

Pas pushimit filloi festa. Një dopietë e Benzema brenda 11 minutave i dha një ndihmë të madhe Los Blancos, teksa penalltia e Ramos në minutën e 66’ vulosi gjithçka.

Me këtë ritëm, qendërmbrojtësi mund të shënojë 20 gola këtë sezon. Në minutat e mbetura Real menaxhoi mirë ndeshjen, duke marrë tri pikë të tjera dhe duke ruajtur përsosmërinë në La Liga.