Kombëtarja e Shqipërisë është ngritur një vend më shumë në renditjen e FIFA-s, falës fitores 1-0 ndaj Izraelit në “Elbasan Arena”, që ka qenë një bonus i madh për Shqipërinë, aq sa humbja ndaj Skocisë nuk ka ndikuar dhe aq.
Kuqezinjtë aktualisht janë të 57-ët në botë me 1383 pikë. Shqipëria lë pas përfaqësuese të tilla, si Ekuadori, Finlanda, Bolivia e Sllovenia, ndërsa para kombëtares shqiptare pozicionohen Japonia, Koreja e Jugut dhe Burkina Faso.
Vendi i parë çuditërisht ndahet nga Belgjika dhe Franca në kuotë të barabartë pikësh për këtë muaj, ndërsa ndiqen nga Brazili, Kroacia, Uruguai dhe Anglia.
Kombëtarja e Kosovës është e 138-ta në botë pas publikimit të ri për muajin shtator. Kjo është pozita më e lartë që e ka pasur Kosova në histori të saj, pasi që në listën e kaluar ishte në pozitën e 141-të.
Kosova në futboll e ka filluar shumë mirë në Ligën e Kombeve, ku ende nuk ka pësuar humbje, me barazimin në Azerbajxhan dhe fitoren në Prishtinë kundër Ishujve Faroe dhe kjo ka bërë që të ngrihet në renditje.