MENU
klinika

Kupa e Shqipërisë

Rezultatet dhe të kualifikuarit e turit të parë

26.09.2018 - 17:53

Janë mbyllur ndeshjet e turit të parë të Kupë së Shqipërisë. Në turin e dytë kanë siguruar kalimin Partizani dhe Tirana një ditë më parë, kurse sot e zyrtarizuan pjesa tjetër e ekipieve.

Skënderbeu kryesues i kampionatit bëri detyrën kundër Veleçikut, ashtu sikurse Luftëtari dhe Kastrioti. Kamza kalon tutje pas barazimit 2-2 me Besën, ndërkohë edhe Besëlidhja e Egnatia janë kualifikuar.

Bën tutje Vllaznia, që në fund mposhti Burrelin me rezultatin 1-0. Laçi dhe Kukësi kanë kaluar turin e dytë me goleada, ashtu si Tirana një ditë më parë. Teuta mundi edhe në ndeshjen e dytë Turbinën, kurse Flamurtari sërish vetëm në shtesë i shënoi Shkumbinit.

KUPA E SHQIPËRISË – TURI I PARË

Grupi A

Skënderbeu-Veleçiku 4-0 (4-0)

Saliou 2′, Hoxhaj 19′, Ziko 69′. Fili 85′

Luftëtari- Vora 1-0 (4-0)

Dunga 52′

Partizani-Tërbuni 4-0 (1-0)

Kamza-Besa 2-2 (2-0)

Fejzaj 61′, Peçi 74’/ Deliu 32′, Cara 86′

Vllaznia- Burreli 1-0 (1-1)

Shënues: Zogaj 90′

Kastrioti- Korabi 1-0  (1-1)

Harku 27′

Egnatia- Dinamo 0-0 (1-0)

Erzeni-Besëlidhja 1-3

Gjoka 30’/ Lambert 6′, Kamara 35′, Miloti 79′

Kualifikohen Skënderbeu, Luftëtari, Partizani, Kamza, Vllaznia, Egnatia, Kastrioti dhe Besëlidhja.

ÇIFTET E TURIT II

Skënderbeu – Besëlidhja

Luftëtari – Egnatia

Partizani – Kastrioti

Vllaznia – Kamza

 

GRUPI B

Kukësi-Oriku 4-1 (2-1)

Harba 5′, Shpehar 39′, 57′, 74′ / Kongjoni 80′

Laçi-Naftëtari 9-0 (0-5)

Flamurtari-Shkumbini 1-0 (1-0)

Musta 93′

Teuta-Turbina 4-2 (3-0)

Shkalla 6′, Traore 13′, Peqini 62′, Vila 90′ / Shkreta 4′, Hasa 23′

Lushnja-Shënkolli 2-2 (2-1)

Zhuka 63′, Xhafa 84′ / David 10′ Përgjini 64′

Tirana-Iliria 4-0 (4-1)

Bylisi-Tomori 4-1 (1-2)

Ntepe 5′, Anthoni 34′, Kofi 39′, Ofej 90′ / Mujkiç 85′ (pen.)

Apolonia-Pogradeci 3-2 (1-0)

Gjata 46′, 66′, Hysenshahaj 88′ / Liçkollari 11′, Hidri 54′

Kualifikohen Kukësi, Flamurtari, Laçi, Teuta, Lushnja, Tirana, Bylisi dhe Apolonia.

ÇIFTET E TURIT II

Kukësi – Apolonia

Laçi – Bylis

Flamurtari – Tirana

Teuta – Lushnja

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN