MENU
klinika

Serie A, java 7

Roma “ringjallet” në derbi, lë pas krizën

29.09.2018 - 17:01

Dy fitore radhazi, por kjo e fundit në derbi, ka bindur për “ringjalljen” e Romës, duke lënë pas krizën. Verdhekuqtë kanë fituar 3-1 ndaj Lazio-s, duke iu afruar pikërisht kundërshtarit tjetër kryeqytetas me 1 pikë në renditje.

Ndeshja është zhbllokuar në fundin e pjesës së parë nga Pellegrini, i cili ka dërguar topin në portën e boshatisur me një goditje me thembër, pas një gabimi të bërë nga mbrojtja laziale, që ka nxjerrë jashtë loje ndërhyrjen e Strakoshës.

Lazio ka arritur të kthejë barazinë në minutën e 67-të me Ciro Immobile, por katër minuta më vonë ka ardhur goli i ish-lazialit Kolarov, i cili ka befasuar Strakoshën me një goditje të zgjuar dënimi.

Sfida është mbyllur përfundimisht në minutën e 86-të, kur Fazio ka realizuar golin e tretë për vendasit dhe u ka siguruar atyre tri pikët.