MENU
klinika

Seria A, java 3

Ronaldo nuk zhbllokohet, por Juve fiton

01.09.2018 - 22:37

Kampionët në fuqi të Juventus kanë fituar ndeshjen e javës së tretë 2-1 në “Ennio Tardini”, falë golave të Mandzukic dhe Matuidi.

Kjo ishte fitorja e tretë e Juve-s nga tri ndeshje në kampionat, teksa Ronaldo edhe këtë herë nuk ka arritur të gjejë golin e tij të parë të sezonit. Ndeshja praktikisht fillon me avantazhin e bardhezinjve, teksa Mandzukic zhbllokon rezultatin që në minutën e 2’.

Por Parma luan me shpirt gare dhe me guxim në sulm, dhe eventualisht gjen golin e avantazhit pas disa tentativave të mëparshme. Ishte ish-lojtari i Arsenal dhe Roma-s, Gervinho, ai që barazoi gjithçka në minutën e 33’.

Pas pushimit Juve mbetet dominante dhe arrin të rimarrë avantazhin falë golit të Matuidi në minutën e 58’. Mundësitë për të mbyllur ndeshjen nuk mungonin, teksa ritmi i vendasve ra në pjesën e dytë.

Juventus e kontrolloi mirë pjesën e mbetur të ndeshjes, duke marrë tri pikë të tjera në renditje dhe kryesuar me pikë të plota.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN