MENU
klinika

Festoi golin ndaj Kroacisë

Serbët tërbohen nga shqiponja e Ramos

12.09.2018 - 16:01

Kapiteni i Spanjës, Sergio Ramos, e ka festuar golin e tij ndaj Kroacisë me simbolin e shqiponjës. Ramos e shënoi golin e pestë për ”Furinë e Kuqe” në minutën e 57-të dhe pastaj festoi në stilin e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit.

Dhe pas kësaj, ka reaguar portali serb “kurir.rs”, i cili shkruan se Ramos festoi në të njëjtën mënyrë me të cilën Xhaka dhe Shaqiri provokoi futbollistët serb në Kupën e Botës në Rusi.

Dhe festimi i Ramos shkaktoi debat të gjerë, madje edhe te tifozët e Kroacisë në rrjetet sociale. Më tej “Kurir” shkruan se festa me shqiponjë nënkupton simbolin kombëtar shqiptar, konkretisht, ”Shqipërinë e Madhe”.

konica sportkonica sport mobile

Dhe normalisht ky koncept nuk është pritur aspak mirë nga tifozët dhe mediat serbe. Megjithatë, nuk është hera e parë që Ramos feton kështu dhe nuk ka lidhje me shqiponjën dykrerëshe, por ai ka deklaruar se simbolizon zogun që fluturon.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN