MENU
klinika

Goli spektakolar (Video)

Shaqiri nuk ndalet: Goli im, për malësorët!

09.09.2018 - 13:20

Duket se Islanda ka zbritur me këmbë në tokë, pasi Zvicra i ka shkaktuar humbjen më të thellë në 17 vitet e fundit. 6-0 ka qenë rezultati përfundimtar i takimit, i vlefshëm për Ligën e Kombeve.

Shaqiri ka realizuar golin e 3-të të takimit, një gol spektakolar për nga mënyra e interpretimit. Por në fitoren e thellë shënuan edhe dy shqiptarë të tjerë, Albian Ajeti dhe Admir Mehmedi, duke dëshmuar edhe njëherë rëndësinë e shqiptarëve në formacionin helvet.

Shaqiri, pak ditë më parë, kërkoi ndjesë ndaj “njerëzve që jetojnë në male” për festimin me shqiponjë që bëri në ndeshjen me Serbinë. Deklaratë që shkaktoi polemika.

Megjithatë, Shaqiri bën të njëjtën deklaratë pas fitores me Islandën. “Mendoj se më keqkuptoni shpesh. Goli im ishte për malësorët, po, për njerëzit që jetojnë në male”, – u shpreh Xherdani.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN