Sharon Stone është aktore, ish-modele dhe producent. Në fushën e artit Sharon u nderua me titullin “Officier des Artes et Lettres” nga Urdhri Francez i Arteve dhe Letërsisë. Karriera e Sharon Stone ka 65 projekte në fushën e modës dhe kinematografisë.
Aktorja mori famë pas trilerit erotik “Basic Instict” nga Paul Verhoven, në veçanti në një nga skenat më të përfolura të Hollyëoodit ku ajo merrej në pyetje.
Sharon Vonn Stone u lind më 10 mars 1958 në qytetin e Pensilvanisë, Meadville në familjen e një punëtori dhe një shtëpiakeje. Familja kishte katër fëmijë. Prindërit i kushtonin shumë vëmendje studimeve të Sharonit. Sipas Stone, ajo u rrit si një vajzë e mbyllur, e cila ishte më e interesuar në libra sesa në zhvillimin fizik. Në rininë e saj, Sharon ishte një vajzë e turpshme.
Sharon Stone nuk është thjesht një femër e bukur, por gjithashtu ka një nivel IQ të lartë -154. Studimet universitare i kreu në fakultetin e letërsisë.
Në moshën 17-vjeçare, ajo fitoi një kontratë pune me agjencinë e modelingut Ford. Sharon jetoi në Paris dhe Milano. Pamja e saj kishte mahnitur të gjithë dhe Sharon Stone u bë figura simbol e revistës.
Duke vendosur se karriera e modelimit kishte mbaruar, Stone u zhvendos në Nju Jork. Në 1980, Sharon bëri debutimin e saj në filmin Ëoody Allen “Stardust Memories”. Të jesh në filmin e një regjizori të famshëm është një sukses i madh. Gjatë kësaj periudhe, Sharon Stone u shfaq dhe në disa seriale. Ajo gjithashtu pati disa role episodikë në disa filma midis tyre: “Minierat e Mbretit Solomon”.
Suksesi mbërriti kur aktorja më në fund u shfaq në filmin e famshëm “Total Recall”. Sharon luan gruan e heroit Schëarzenegger. Sipas aktores, Arnold Schëarzenegger i mësoi asaj se si të luante para kamerës.
Sharon Stone iu ofruan disa role të tjera ku do duhej të ishte e dashura në rol e aktorëve të ndryshëm si: Steven Seagal, Sylvester Stallone dhe të tjerë. Por Sharoni nuk donte të bënte këto lloj rolesh. Një set fotografik për revistën Playboy bëri që Paul Verhoeven ta vinte atë në rolin kryesore tek filmi “Basic Instict”.
Filmi “Basic Instict” në vitin 1992 i solli Sharon Stone-t famë të madhe. Ajo nuk po luante më role të dyta, por këtë herë u bë e famshme si aktorja kryesore. Ajo mori çmimin si aktorja më e mirë nga MTV.
Në filmat “Sliver” dhe “Intersection”, aktorja u përpoq të largohej nga rolet e një femre seksi dhe tërheqëse. Ajo tentoi të bënte dicka ndryshe, por tentativa ishte një dështim që kulmoi me cmimin “Golden Raspberry” si aktorja më e dobët e vitit.
Në vitin 1995, roli në filmin “Casino” nga Scorsese ishte i suksesshëm. Regjisori e vlerësoi aktoren, duke thënë publikisht se Sharon Stone e luajti rolin shkëlqyeshëm. Për aktrimin në “Casino”, ajo mori një “Glob të Artë” dhe u nominua për Oscar.
Në vitin 2003, Sharon Stone u shpërblye me një yll në “Hollywood Walk of Fame”.
Në vitin 2006, Sharon luajti në “Basicinstinct-2”. Në fillim aktorja refuzoi, sepse ajo e konsideronte subjektin të pavend dhe jo interesant. Por më vonë e ndryshoi mendjen. Për fat të keq, këtë herë ajo u nominua sërish për cmimin aktorja më e dobët e vitit.
Pastaj ajo u shfaq në dilmin “Gods Behaving Badly”, ku Sharon Stone shfaqet në rolin e Afërditës. Dhe në vitin 2013, aktorja u shfaq edhe në filmin rus “Love in the Big City 3”.
Në 2015, Sharon luajti rolin e zëvendëspresidentit amerikan në serilin televiziv “Agent X”. Kritikët dhanë komente të përziera në seri, duke e quajtur Sharon Stone një nga të vetmet gjëra me vlerë të serialit.