MENU
klinika

Reagimi pas fitores ndaj Izraelit

Shënoi i biri, Ragip Xhaka: Zemrën te Shqipëria

08.09.2018 - 11:34

Nuk ka më polemika, Graniti ka lënë pas Botërorin dhe festimet me shqiponjë, ndërsa Taulanti arriti të shënonte një supergol në takimin mes Shqipërisë dhe Izraelit, duke i dhuruar një trepikësh të artë në këtë mënyrë .

E nuk mund të ketë prind më të lumtur se Ragip Xhaka, i cili shprehet se ka mbetur shumë i kënaqur nga kjo fitore dhe se rikthimi i Taulantit është fakti që e ka gëzuar më shumë.

I pyetur nga “VIP Sport”, Ragip Xhaka shprehet se kurrë nuk i është ndarë Shqipërisë dhe se zemrën e ka pasur gjithmonë Shqipëri.

kombetarja ndaj Izrael
kombetarja ndaj Izrael

“Ndeshja ishte super, kënaqësi pasi djemtë kanë luftuar në çdo milimetër dhe në kushte të tilla nuk mungon suksesi. Me të vërtetë nuk e përshkruaj dot atë gëzim jo vetëm që shënoi Taulanti, por që u rikthye edhe nga një dëmtim pas 12 javësh dhe mund të them që ma ka bërë zemrën sa malet e Shqipërisë.

Do të shoh Kosovën dhe do të iki të shoh Shqipërinë në Skoci. Nuk e kam ndarë kurrë Shqipërinë, pasi gjithmonë e kam pasur zemrën Shqipëri”, – u shpreh Ragip Xhaka.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN