MENU
klinika

Raporti i Ministrisë së Drejësisë

Shkodër/ Shkarkohen 9-zyrtarë, abuzuan në detyrë

26.09.2018 - 13:53

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, në fjalën e saj për mediat nga zyra e shtypit e Kryeministrisë, ka folur rreth hetimeve të dy javëve të fundit në qarkun e Shkodrës.

Kontrollet dhe inspektimet ndaj institucionet që ofrojnë shërbime ndaj publikut në Shkodër, vijojnë nga Task Forca Antikorrupsion.

Sipas ministres, Gjonaj, u rekomanduan 21 masa disiplinore dhe 9 prej zyrtarëve të evidentuar për abuzim në detyrë tyre u larguan nga puna.

etilda_gjonaj konica.al
etilda_gjonaj konica.al

“Grupet e kontrollit në raportet përfundimtare të kontrolleve kanë rekomanduar 21 masa disiplinore, prej të cilave 9 largime nga puna:

-5 specialistë në Zyrën Vendore të regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Shkodër,

-1 përgjegjës sektori dhe 1 specialist në ALUIZNI Shkodër.

Ashtu si dhe për rastin e bërë publik dje në ZVRPP Shkodër, në të cilën u ndalua Regjistruesi dhe juristja, nga ana e Ministrisë së Drejtësisë dhe Zyrës Qëndrore u vendos shkarkimi i menjëhershëm i Rregjistruesit Shkodër dhe specialistes së kësaj zyre.

Më tej ministrja, raporton se janë kryer kallëzime penale për punonjësit e niveleve të ndryshme.

“Konkretisht, janë kryer kallëzime penale për punonjësit e niveleve të ndryshme, ndër të cilët janë:

-Ish Drejtori i Spitalit Rajonal Shkodër, i cili dyshohet të ketë kryer veprën penale të shpërdorimit të detyrës, me veprime që kanë cënuar garantimin e ushtrimit të veprimtarisë së institucionit në mbrojtje të shëndetit të qytetarëve, shkelje të rënda në procedurat e evadimit të mbetjeve spitalore si dhe garantimin e furnizimit me medikamentet e nevojshme.

– Ish Drejtori i ALUIZNI Shkodër, 3 ish – përgjegjës sektori, 1 përgjegjës sektori dhe 1 specialist, të këtij institucioni, të cilët dyshohen të kenë kryer në bashkëpunim veprën penale të shpërdorimit të detyrës, duke legalizuar objekte në mos respektim të procedurave për rastet e legalizimeve si dhe në shkelje të afateve.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN