MENU
klinika

Tragjedia

Shokuese, vritet ish-lojtari i Saint-Etienne

10.09.2018 - 15:25

Një ngjarje shokuese ka ndodhur mbëmbjen e djeshme. Ish-futbollisti i Saint-Etienne në kampionatin francez, William Gomis, ka mbetur i vdekur për shkak të një plage me armë zjarri. Konfirmim që ka ardhur nga klubi francez.

Mbrojtësi e la klubin francez këtë verë, pas 5 vitesh aty, ku ishte pjesë e ekipit rezervë. Nuk ka ende të dhëna të qarta për rrethanat e vdekjes, por mediat lokale në Saint-Etienne raportojnë se bëhet fjalë për një konflikt me armë dhe policia gjeti në skenën e krimit 24 gëzhoja kallashnikovi.

Ndërkohë, thuhet se në incident ka humbur jetën edhe një 14-vjeçar. “AS Saint-Étienne ka marrë lajmin e hidhur të vdekjes tragjike të William Gomis, mbrëmjen e shkuar. Gomis gëzonte respektin e të gjithëve në klub, ku ishte pjesë e jona prej moshës 15-vjeçare. Jemi tronditur të gjithë nga kjo fatkeqësi dhe u ofrojmë ngushëllimet tona të sinqerta familjarëve të tij”, – shkruan Saint-Étienne.