MENU
klinika

Miqësorja e dytë e ekipeve U-17

Shqipëria nuk “hakmerret” dot ndaj Kosovës

11.09.2018 - 18:31

Dy ditë më parë, përfaqësuesja e Kosovës U-17 në futboll fitoi ndaj bashkëmoshatarëve të vet të Shqipërisë në Shkodër me rezultatin 1-0. Sot, Kombëtarja U-17 e futbollit ka zhvilluar ndeshjen e dytë miqësore po ndaj Kosovës në stadiumin “Loro Boriçi”.

Ndeshja e dytë ka përfunduar në barazim 1-1. Kosova shënoi e para, kur Asllani realizon. Por pas këtij momenti vjen reagimi i kuqezinjve të vegjël. Lojë e shpejtë me aksione dhe shumë gjuajtje drejtë portës bëjnë që  shifrat të barazpeshohen.

Në minutën e 79-të Shqipëria realizon një gol spektakolar nga jashtë zone me autor Cahanin. Pas këtij momenti skuadrat duket se kënaqen me barazimin dhe ulin ritmin e lojës.  

Kjo ishte ndeshja e fundit miqësore për Kombëtaren U-17, e cila në muajin tetor do të luajë kualifikueset e Europianit, të  vlefshme për këtë moshë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN