MENU
klinika

“Artistja e vitit”

S’ka fund suksesi, Dua Lipa merr tjetër çmim

06.09.2018 - 13:11

Dua Lipa pa pësuar një rritje të ndjeshme profesionale gjatë vitit të fundit, duke thyer edhe rekorde sa i përket klikimeve të këngëve të saj në “Youtube”, por edhe çmimeve të marra këtë vit.

Së fundmi, ajo është vlerësuar me çmimin “Artistja solo e vitit”, në GQ Awards.

Çdo këngë e yllit të muzikës është shndërruar në hit dhe puna e saj e palodhshme po vlerësohet çdo ditë e më shumë.

Në eventin e mbajtur një natë më parë, Dua shkëlqeu edhe me kalimin në tapetin e kuq të GQ, ku mes yjeve të tjerë të muzikës me famë botërore përveç Dua Lipës, ishte edhe Rita Ora.

Dua mbante veshur një fustan leopardi të shkurtër ndërsa Rita Ora një fustan të zi transparent.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Këngëtarja me origjinë shqiptare

Dua Lipa i surprizon, fanset shpërthejnë në lot