Tashmë është zyrtare, siç raportojnë mediat turke, ekipi Skënderbeut ka humbur gjyqin për Bakary Nimagan, i cili ngriti padi ndaj klubit korcar, me pretendimin se nuk kishin shlyer detyrimet financiare ndaj tij.
Ai kërkonte të rikthehej në ekipin turk të Hatayspor-it. Konkretisht në rrjetet zyrtare sociale të klubit është thënë: “Është zgjidhur mosmarrëveshja mes Bakary Nimagës dhe ekipit shqiptar të Skënderbeut.
Liçenca e lojtarit tonë është miratuar nga FIFA dhe nuk ka më pengesa për të veshur fanellën tonë.” Kështu që Nimaga mund të zbresë në fushë në ndeshje zyrtare dhe mund të vijojë i qetë në Turqi.
Mesfushori qendrës largohet nga Shqipëria pasi shënoi 5 gola në Kategorinë Superiore dhe 9 në Kupën e Shqipërisë.