Ajo çka u njoftua para pak kohësh nga presidenti i klubit të futbollit korçar Ardian Takaj, tashmë duket se është konkretizuar me përfundimin e merkatos së verës. Edhe pse ndryshimet në ekipin e “Skëndërbeut” nuk janë të mëdha, pas largimit të Dakës, burimet bëjnë me dije se një mesfushor nga Franca me origjinë senegaleze , është federuar për llogari të klubit korçar dhe pritet të bashkohet këtë sezon.
Burime të sigurta nga klubi korçar bëjnë më dije se lojtari që do i bashkohet “Skëderbeut” në përfundim të merkatos është 21-vjeçari Arnaud Guedj . Gjatë sezonin 2017-2018 Guedj ishte pjesë e klubit të superliges ukrainase “Zirka”. Drejtuesit e klubit të “Skënderbeut” kanë qenë të rezervuar në transmetimin e lëvizjes së re. Megjithatë mësohet se Guedj do të luajë si mesfushor me një kontratë 1- vjeçare me klubin, deri më 30 Qershor 2019.
Nga drejtuesit e klubit mësohet se lajmi për transferimin e Guedj nuk është bërë i ditur për shkak të problemeve me dokumentacionin me klubin e “Zirkas” . Aktualisht çështja e mesfushorit po shqyrtohet në FIFA dhe klubi korçar pret përgjigjen zyrtare në mënyrë që Guedj të luajë me “Skënderbeun” në sezonin 2018-2019. Guedj ka luajtur për herë të fundit në maj të këtij viti për llogari të “Zirka” dhe më pas ka kërkuar prishjen e marrëveshjes , por kundërshtimet e hasura nga ana e skuadrës ukrainase e kanë çuar çështjen në FIFA.
Përgatiti: L.S.