Sot në orën 10:00 do të mblidhet Kuvendi në seancë plenare.
Por në sallën e parlamentit do të jenë vetëm deputetët e mazhorancës pasi opozita lajmëroi një ditë më parë se do të zhvendoset në Elbasan për takimin e radhës.
Në rendin e ditës së seancës së parë për këtë sesion të ri parlamentar është parashikuar votimi i ndryshimeve në buxhetin e vitit 2018.
Pjesë e rendit të ditës janë edhe dy projektligje të rëndësishme të mbartuara nga sesioni i kaluar, siç është ligji për Magjistraturën dhe ndryshimet në kodin rrugor, të cilat kërkojnë 3/5 e votave dhe me shumë gjasa do të mbeten pezull sërish.
1.Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 3.9.2018 (neni 44, Rregullore)
2. Njoftimi i projektligjeve të depozituara në Kuvend (neni 44, pika 3 e Rregullores)
3. Akt normativ nr. 1, datë 26.7.2018, “Për disa ndryshime në ligjin nr. 109/2017, “Për buxhetin e vitit 2018”” (pdf) (nenet 73-77, Rregullore, votim me shumicë të thjeshtë)
4. Të mbartura për votim: – Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” (Neni 81/2 i Kushtetutës dhe nenet 73-77, Rregullore, votim me shumicë prej 3/5 e të gjithë anëtarëve të Kuvendit)
– Projektligji “Për një ndryshim dhe shtesë në ligjin nr. 8378, datë 22.7.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”” (neni 81/2 i Kushtetutës dhe nenet 73-77, Rregullore, votim me shumicë prej 3/5 e të gjithë anëtarëve të Kuvendit)
5. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (neni 45, Rregullore)
Koha e diskutimeve deri në 60 minuta
M.H