MENU
klinika

Liga e Kombeve

Spanja “masakron” nënkampionët e botës

11.09.2018 - 22:49

Spanja ka lëshuar me këmbë në tokë nënkampionët e botës, teksa ka mposhtur thellë 6-0 Kroacinë, në ndeshjen e dytë të Ligës së Kombeve në Grupin 4 të Ligës 1.

Ishte një paraqitje dominante e vendasve, të cilët luanin në Estadio Manuel Martinez Valero të Elche. Spanja e re e Luis Enrique duket e uritur dhe e motivuar, gati të shkatërrojë këdo që i del përpara dhe pas Anglisë në ndeshjen e parë të kompeticionit, e kishte radhën Kroacia e Modric me shokë.

Ishte një paraqitje e turpshme dhe aspak e denjë e nënkampionëve të botës, të cilët jo vetëm që humbën me një rezultat të thellë, por nuk arritën të paktën të shënon një gol nderi.

spanja
spanja

Ishte Saul ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 24’. Më pas erdhën dy predhat e Asensio brenda tri minutave. Ylli i Real Madrid ka lëshuar dy raketa nga distanca teksa njëra ka shkuar menjëherë në rrjetë, ndërsa tjetra është përplasur me traversën përpara se të bënte përplasej me kurrizin e portierit kroat dhe të hynte në rrjetë.

Pas pushimit ishte Rodrigo ai që shënoi të katërtin, ndërsa Sergio Ramos të pestin brenda pak minutave. Isco shënoi golin e fundit të takimit, duke turpëruar keq ballkanasit.

Ndërkohë në ndeshjet e tjera, Islanda është mposhtur nga Belgjika me rezultatin 3-0 falë golave të Hazard dhe Lukaku. Bosnje Hercegovina vetëm në fund të takimit ka gjetur golin e fitores ndaj Austrisë.

Finlanda ka mposhtur me rezultatin e ngushtë 1-0 Estoninë në League C teksa Hungaria ka arritur një rezultat të madh ndaj Greqisë, teksa ka fituar 2-1 brenda në shtëpi. Moldavia dhe Bjellorusia kanë ndarë nga një pikë në barazimin pa gola, ndërsa San Marino është mposhtur nga Luksemburgu me rezultatin e pastër 3-0.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN