MENU
klinika

Liga e Kombeve

Spanja përmbys Anglinë në “Wembley”

08.09.2018 - 23:01

Një tjetër sfidë e të mëdhenjeve është zhvilluar në Ligën e Kombeve. Spanja ka mposhtur me rezultatin 2-1, falë Saul dhe Rodrigo.

Ishte një ndeshje fantastike në Wembley mes dy prej skuadrave më të mira europiane dhe ishin spanjollët ata që dolën fitimtarë në sfidën e League A, pasi përmbysën golin e Rashford në fillim.

Anglia e nisi më së miri lojën dhe pas një kombinimi të dyshes së Manchester United, Shaw dhe Rashford, arrin të gjejë golin e avantazhit. Shaw jep një asist të përsosur nga e majta dhe gjen Rashford brenda zones, i cili e dërgon në rrjetë ndaj De Gea-s.

Por vetëm dy minuta më pas Spanja barazon rezultatin pas  një aksioni model me Saul, që ishte finalizuesi pas pasimit të Rodrigo-s.

Ishte lojtari që përgatiti golin e parë ai që i dha avantazhin spanjollëve të Luis Enrique-s në minutën e 32’ pas një krosi nga goditja standarde e Alcantara. Një gabim në rreshtim i Maguire, i cili ishte duke markuar Sergio Ramos.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN