MENU
klinika

Takimi i Metës me gazetarin

Sulmet ndaj gazetarëve/ Meta: Do ketë ndëshkime

10.09.2018 - 17:16

Zhvillimet e ditëve të fundit, ku janë kërcënuar gazetarë gjatë ushtrimit të detyrës ose jo, kanë detyruar presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, të reagojë prerazi kundrejt këtij fenomeni.

Ditën e sotme, Meta, ka realizuar një takim me gazetarin Julian Shota, i cili u kërcënua teksa ushtronte detyrën për të penguar raportimin.

Gjatë takimit, presidenti, presidenti është shprehur se mosndëshkimi i këtyre rasteve duhet të marrë fund.

Më herët ai shprehu dhe shqetësimin e tij kundrejt këtyre rasteve kërcënimesh në sulm të gazetarëve.

“Kërcënimi me jetë i gazetarit, Julian Shota, sulmi me armë ndaj banesës së prindërve të gazetares, Klodiana Lala dhe moszbulimi i autorëve të rrahjes barbare së gazetarit, Elvi Fundo, janë ngjarje tepër të rënda që na ftojnë të gjithëve, veçanërisht organet e sundimit të ligjit, të hetojnë me shpejtësi, transparencë, në mënyrë të plotë e shteruese, të venë para ligjit këdo që qëndron pas tyre dhe të punojnë maksimalisht për parandalimin e rasteve të ngjashme në të ardhmen. Mosndëshkimi i krimeve kundër gazetarëve duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë”, ka përfunduar Meta.

Kujtojmë se dhe më herët, presidenti shqiptar, ka kërkuar inkurajim të gazetarëve sidomos atyre të terrenit dhe dënonte me ashpërsi sumet ndaj tyre.