MENU
klinika

Supergol nga goditja e dënimit

Sulmuesi kosovar i jep fitoren Werder Bremen

01.09.2018 - 18:36

Nuk shënon shpesh tek ekipi në Bundesligë, por kur e bën, goli i tij është për “kartolinë”. Milot Rashica ka shënuar supergol ndaj Eintracht Frankfurtit dhe ia ka siguruar fitoren skuadrës së tij, Werder Bremen.

Werder ka arritur një fitore të madhe në transfertë ndaj Eintracht, me rezultat 1-2, çka u jep shumë zemër bardhëjeshilëve për në javët në vazhdim.

Fitorja erdhi në sajë të një supergoli nga gjuajtja e lirë e mefushorit të Kosovës, Rashica. Goli i parë i Bremen u shënua nga Yuya Osako (21′), ndërsa për vendasit barazoi Sebastian Haller (54′).

Vlen të theksohet se Rashica pati paraqitje të mirë edhe në ndeshjen e javës së parë. Mesfushori kosovar kaloi vjet nga Vitesse e Holandës te Werder Bremen, duke bërë kështu hapin e madh të karrierës.