MENU
klinika

Fiorin Durmishaj

Sulmuesi kuqezi shënon dygolësh në Greqi

30.09.2018 - 18:42

Ishte kritikuar disi sepse kishte pesë ndeshje që nuk gjente rrugën e rrjetës, por ndoshta e bëri në momentin e duhur, për më tepër, dy njëherësh. Fiorin Durmishaj, sulmuesi i Kombëtares së Shpresave, ka shkëlqyer ditën e diel në transfertën që Panionios fitoi ndaj Apollon Smirnasit.

Dy gola për shqiptarin, i cili është produkt i klubit grek. Ai është huazuar dy herë për të gjetur më shumë hapësira, mes Kalithea dhe Lamia. Këtë sezon po luan rregullisht dhe frytet e punës po vijnë.

I lindur në Vlorë, familja e tij emigroi më herët në Greqi dhe aty Durmishaj ka nisur të hedhë hapat e parë si futbollist.

Goli i parë u shënua në minutën e 37-të, duke shfrytëzuar pasimin e duhur të shokut të ekipit, Spiridonovic, ndërsa në pjesën e dytë do të realizonte sërish, me kokë këtë herë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN