MENU
klinika

Parashikimi i motit

Surprizat e motit/ Rikthehet shiu

05.09.2018 - 18:25

“Vapa iku me gushtin”,  sipas IGJEUM, (Instituti i Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit) moti do të pësojë ndryshime, duke nisur që nga e mërkura e kësaj jave.

Alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare, pasuar me reshje të dobëta do të nisin që të merkurën e 5 shtatorit.

Ndërsa ditën e nesërme, më 06 shtator, priten reshje të dobëta, kryesisht në qendër dhe në jug të vendit. Në zona shumë të kufizuara të qarqeve, nuk përjashtohet mundësia, që të ketë ndonjë reshje në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më e mundshme në terrenet malore pasditen e sotme.

Sipas parashikimit të motit pritet që deri në javën tjetër të ketë reshje shiu dhe ulje të temperaturave.

Në këtë mënyrë për të gjithë ata të cilët kanë lënë pushimet e tyre për në shtator, duket se moti nuk do të jetë në favorin e tyre.