MENU
klinika

“Jam properëndimor”

Spajiç ‘thikë’ pas shpine Vuçiçit: Mali i Zi do të votojë pro rezolutës për gjenocidin e Srebrenicës!

09.05.2024 - 17:15

Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiç, ka braktisur presidentin serb, Aleksandër Vuçiç pasi deklaroi se do të votonte pro Rezolutës për gjenocidin e Srebrenicës.

Më tej ai theksoi se është një njeri properëndimor dhe theksoi se orientimi i tij dhe i Malit të Zi do të jetë Perëndimi

Unë gjithmonë kam mbrojtur një kurs properëndimor, kjo nuk është sekret. Unë jam një njeri properëndimor, e kam kaluar gjithë jetën në Perëndimin ideologjik. Dhe nuk ka dilema, dhe sa i përket qëndrimit tonë në të ardhmen. Ajo rezolutë do të miratohet, sepse fuqitë e mëdha qëndrojnë pas asaj rezolute”, tha Spajiç.

Kryeministri i Malit të Zi  tha se i gjithë rajoni duhet të mbështesë këtë dhe të gjitha rezolutat e tjera që dënojnë gjenocidin.

Pikërisht kjo rezolutë që kemi para nesh – Srebrenica. Nuk është aspak problem. Ne do të votojmë për, e kemi thënë shumë herë. Unë fola publikisht për këtë, ne e dënuam gjenocidin. Nuk e kemi problem ta bëjmë këtë. Qeveria do ta diskutojë, por mendoj se është e panevojshme të përmendet sepse ne ramë dakord të bëjmë një politikë pro-evropiane“, tha Spajiç.