MENU
klinika

Nga The Economist

Takimi/ Vetëm Merkel mund t’a shpëtojë Erdoganin…

27.09.2018 - 13:00

Herën e fundit që Rexhep Tajip Erdogan bëri një vizitë zyrtare në Gjermani në shkurt të vitit 2014, situata në Turqi ishte shumë ndryshe nga tani.

PBB po rritej me 8.5%, po bëhej  progres në bisedimet për pranimin në BE dhe Erdogan në atë kohë ishte kryeministër.

Sot Erdogan është president, procesi i pranimit në BE është pothuajse “i vdekur”, lira turke vazhdon të bjerë dhe ekonomia është në prag të një rënieje të dhimbshme.

Marrëdhëniet me Gjermaninë janë acaruar disi  nga pasojat e një grushti kundër Erdoganit në vitin 2016, ku 60,000 njerëz, dhe diku tek 30 gjermanë përfunduan pas hekurave.

Megjithatë, Turqia ka nevojë për fonde të reja, dhe miq të vjetër.

Merkel-Erdogan

Gjermania do të dëshironte gjithashtu të normalizonte marrëdhëniet. Fakti që ka shtruar “tapetin e kuq” për udhëheqësin e Turqisë, i cili do të takojë Merkelin, është një shenjë e qartë se Gjermania dëshiron përmirësim të marrëdhënieve.

Si partneri më i madh tregtar i Turqisë dhe si “shtëpia” për 3 milion banorë me origjinë turke, Gjermania nuk dëshiron të shohë që ekonomia e Turqisë të shkatërrohet. As 7,000 kompanitë gjermane që veprojnë në Turqi.

Qeveria e kancelares Angela Merkel gjithashtu ka frikë se një Turqi e paqëndrueshme mund të  mos pajtohet me marrëveshjet e BE për të mbajtur miliona refugjatë larg Mesdheut.

Gjermania ka mbështetur përpjekjet e Turqisë për të ndaluar një katastrofë humanitare në provincën Idlib, në veriperëndim të Sirisë, ku luftëtarët e opozitës dhe civilët përballen me regjimin në Damask.

Erdogan kohët e fundit e ka bindur aleatin kryesor, Vladimir Putin, të bjerë dakord të krijojë një zonë të çmilitarizuar midis qeverisë dhe forcave rebele. Marrëveshja i jep Turqisë më shumë kohë për të bindur udhëheqësit xhihadistë të cilët kontrollojnë pjesën më të madhe të krahinës për të hequr dorë nga armët e tyre dhe për të izoluar radikalët e vendosur për të luftuar deri në fund.

Krahasuar me vitin e kaluar, kur Erdogan akuzoi zyrtarët në Berlin se po silleshin si nazistët, pasi ministrat e tij ishin ndaluar të bënin fushatë me turqit gjermanë, atmosfera është shumë më e ngrohtë.

Turqia i ka lënë të lirë tashmë shumicën e gjermanëve të arrestuar që nga grushti i shtetit, duke përfshirë dy gazetarë.

Disa kompani gjermane njoftohet se janë të interesuara të marrin një pjesë në një projekti me shumë miliarda dollarë për të përmirësuar rrjetin hekurudhor të varfër të Turqisë.

Erdogan do të mbërrijë në Gjermani me një listë të gjatë dëshirash.

Ai dëshiron ta shohë Gjermaninë të heqë veton për një bashkim doganor të zgjeruar midis BE dhe Turqisë, për të siguruar investitorët dhe për të ringjallur bisedimet për udhëtimin pa viza në Evropë për turqit.

Më shumë se çdo gjë tjetër, ai shpreson të bindë zonjën Merkel që t’i ofrojë ekonomisë së vështirë të Turqisë një likuiditet financiar që në mënyrë të përshtatshme e anashkalon FMN. Ai është pothuajse i sigurtë se do të largohet pa pushim.

Për koalicionin qeverisës të Gjermanisë, abuzimet e kryera nga qeveria e zotit Erdogan pas grushtit të vitit 2016, dhe komentet e tij “naziste”, vazhdojnë të mbeten ​​të pakëndshme.

Por Erdogan po zbulon se të shkatërrosh ura është më e thjeshtë se t’i ndërtosh ato…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Arrestimi që tensionoi marrëdhëniet

Erdogan ‘shuplakë’ Trumpit:Jemi të pavarur!