MENU
klinika

Detajet

Të arrestuarit e grupit ‘Bajri’ kërkesë: Na lironi!

28.09.2018 - 13:12

6 nga 9 të arrestuarit e grupit “Bajri” kundërshtojnë masën e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa avokati i tyre ka depozituar kërkesën e këtyre të fundit, për lirim nga burgu dhe një masë më të lehtë sigurie.

Ankimet e Safet Bajrit, Ilir Rustemit, Emrah Plakut, Ismet Idrizit, Denis Brajoviq si dhe Klaudio Hoxhallit u depozituan në gjykatë nga avokati Arbër Hoxha.

Grupi i “Bajri” akuzohet trafik ndërkombëtar droge, armëmbajtje pa leje, vrasje të mbetura në tentativë dhe shumë vepritari të tjera të paligjshme.

Bajri
Bajri

Kujtojmë se pas caktimit të masës ‘arrest me burg’, Arbër Hoxha, avokati i Safet Bajrit e ka cilësuar të paligjshëm vendimin e Krimeve të Rënda dhe tha se nga pala mbrojtëse u ofrua garancia pasurore por kjo nuk u mor parasysh. Sipas tij akuza e vetme nga klientit të tij është jo për ndikim në gara sportive.

Kujtojmë se në kuadër të operacionit ‘Oazi’ u arrestuan 9 persona, ndërkohë dy janë shpallur në kërkim.

Aksioni i përbashkët i policisë dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda që u zhvillua pas muajsh të tërë hetimesh, u shtri në Tiranë e Shkodër, por edhe jashtë kufijve në Roterdam dhe Holandë.