MENU
klinika

Kategoria Superiore, java 6

Teuta thyen Skënderbeun, fiton Flamurtari

29.09.2018 - 20:45

Skënderbeu ka pësuar humbjen e parë në kampionat dhe menjëherë ka rrëshkitur në vendin e tretë në renditje, edhe pse diferenca është vetëm 2 pikë me dy vendet e kreut. Teuta e ka mposhtur 2-0 në Durrës, teksa korçarët kanë luajtur me 10 lojtarë. Flamurtari fiton 4-0 me lehtësi ndaj Kastriotit.

Skuadra e Shkëmbit vinte nga dy humbje, por në shtëpi mori maksimumin ndaj korçarëve, me golat e Latif nga pika e bardhë e penalltisë, si dhe Bicajt në fraksionin e dytë të ndeshjes.

Gjithçka u bë e vështirë kur qendërmbrojtësi Kaba shkaktoi një 11-metërsh dhe u ndëshkua me karton të kuq. Me 10 lojtarë juglindorët e kishin të vështirë që të reagonin dhe u ndëshkuan sërish në pjesën e dytë, kur Bicaj me kokë shënoi dhe golin e dytë pas një goditje nga këndi.

TEUTA – SKËNDERBEU    2-0

Latif 42′ (11-m), Bicaj 64′

Teuta: Hidi, Gjeorgievski, Bicaj, Osmani, Hakaj, Avdyli, Gashi, Kallaku (Beqja 61′), Progni (Shkalla 77′), Kamara (Bubakar 46′), Latif. Trajner: Bledi Shkëmbi.

Skënderbeu: Teqja, Vangjeli, Radas, Kaba, Aliti, Dita, Muzaka (Abazi 42′), Demte, Bregu (Oto Xhon 70′), Demte, Bregu, Krasniqi, Gripshi (Fili 46′). Trajner: Orges Shehi.

Kartonë të verdhë: Latif 27′ Avdyli 54’/Demte 14′, Dita 54′

Gjyqtarë: Eldorjan Hamiti,  Ridiger Çokaj, Paulin Simoni, Ardian Beqiri

Flamurtari bëri gjithçka mirë që në pjesën e parë, me Bushiç që gjeti golin e avantazhit. Vetëm çerek ore më vonë Torasa kishte për detyrë vetëm të shtynte topin në fundin  rrjetës.

Në pjesën e dytë kishte vend dhe për një gol të Idriz Bathës, i cili me kokë këtë herë shfrytëzoi një harkim nga këndi. Rezultati u vulos nga argjentinasi Torasa, i cili realizoi golin e tij të dytë personal pak minuta para se të mbyllej ndeshja.

FLAMURTARI – KASTRIOTI     4-0

Bushiç 22′, Torasa 32′, 82′, Batha 68′

Flamurtari: Koliçi, Siljanovski, Sirgi (Deliaj 6′), Pollozhani, Musta, Useini, Batha, Hyseni, Beqaj (Mustafa 61′), Torasa, Bushiç. Trajner: Ilir Daja

Kastrioti: Kuka, Caca (Bardhi 55′ ), Lila, Stijepoviç, Mziu, Roxher, Çutra, Shehu, Gallego (Vatnikaj 72′), Marku, Atsina (Husein 46′). Trajner: Elvis Plori.

Kartonë të verdhë: Musta 21’/ Çutra 28′

Karton i kuq: Kaba 42′

Gjyqtarë: Indrit Myrtja, Melis Dervishi, Fisnik Thorja, Klodian Shahini

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kategoria Superiore, java 6

Derbi, Partizani “skuq” kryeqytetin