MENU
klinika

Masat ekstreme të policisë

Tifogrupi bojkoton ndeshjen e Kombëtares

07.09.2018 - 16:50

Pas ndeshjes së parë me Izraelin dy vjet më parë, tifogrupi më i zjarrtë i Kombëtares shqiptare, “Tifozat Kuq e Zi” bojkotoi të gjitha ndeshjet që luheshin brenda, ndërsa jashtë vendit vijonte përkrahja. Arsyeja? Masat ekstreme të policisë.

Kjo situatë është përsëritur dhe ka kulmuar ditën e sotme, teksa me kalimin e orëve, policia e ka bërë thuajse të paarritshëm impiantin sportiv, ku kuqezinjtë tanë do të luajnë sonte, në orën 20:45.

Rreth 200 persona janë shoqëruar për verifikim në komisariat nga uniformat blu, ndërsa gjithkush duhet të kalojë “nëpër vrimën e gjilpërës”. Një situatë lufte, e denjë për gjendje të jashtëzakonshme.

plisat
plisat

Nisur nga kjo gjë, tifo-grupi i njohur i kombëtares nga Prishtina, “Plisat”, ka njoftuar bojkotim të ndeshjes së sotme të kuqezinjve. Ky grupim tifozësh kanë qenë gjithmonë në shkallët e stadiumit.

“Plisat në këtë ndeshje nuk marrin pjesë të organizuar (normalisht që Plisa do të ketë nëpër tribuna). Arsyeja është që këtë ndeshje nuk e organizon Federata Shqiptare e Futbollit, por komplet Ministria e Brendshme.

Ta caktojnë tri orë para ndeshjes me hy në stadium, nuk të sigurojnë kurrgjë as me hangër dhe as me pi, plus edhe dy orë ndeshja e bëhen 5 orë me nejt në stadium. I kanë dhanë aq rëndësi këtij shteti (Izraelit) e në fakt kurrkujt nuk i kërcet me i bo send. Kështu që na i urojmë fitore Shqipërisë e sa ma shumë probleme Ministrisë,” – shkruan lideri i tifogrupit Albert Kastrati.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN