MENU
klinika

Dy arsye të gjermanëve

Tifozët, gati të protestojnë në Bundesliga

27.09.2018 - 09:40

Ndalesa e Bayern Munchen dhe fitorja e thellë e Dortmund 7-0 në Bundesliga nuk është se ka shtuar apo hequr gjë nga mendimi i tifozëve gjermanë, të cilët janë të revoltuar për mënyrën se si po bëhen gjërat në kampionatin gjerman.

E para, tifozët nuk janë dakord me ndeshjet në mesjavë. Shumë tifozëri, në këtë javë të 5-të, që është luajtur mes të martës dhe të mërkurës, kanë shprehur indinjatën dhe kanë protestuar.

E dyta, rritja e çmimit të biletave, që janë duke vazhduar që të prekin shifra të frikshme. Për këtë motiv, disa tifozëri kanë vendosur që të bëjnë një protestë të heshtur në 20 minutat e para.

tifozet e bayern munchen
tifozet e bayern munchen

Figura e shëmtuar e Gjermanisë në Botërorin në Rusi ka futur në një qorrsokak federatën gjermane, që duhet të bëjë çmos për të marrë organizimin e Euro 2024. Pritet vendimi final, që mund të ndikojë edhe në zgjedhje të brendshme. Duke nisur nga stadiumet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN