MENU
klinika

Presidenti nderon “17 Nëntorin”

Tirana merr çmimin “Kalorësi i Urdhrit të Flamurit”

19.09.2018 - 20:07

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, në vazhdën e nderimit të figurave sportive, sot ka pritur ekipin e famshëm të viteve 1970, “17 Nëntorin”, skuadra që bëri jehonë në arenën ndërkombëtare, duke u ndeshur me Ajax.

Kreu i shtetit shqiptar i ka dhënë çmimin skuadrës bardheblu “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”. Në një ceremoni të thjeshtë, Meta ka bërë edhe fotot e rastit, ku spikat ajo me një nga legjendat Agustin Kola.

agustin kola dhe ilir meta
agustin kola dhe ilir meta

“Për rezultate të larta në futbollin shqiptar, duke paraqitur gjithmonë vlerat, shpirtin sportiv dhe konkurrencën e drejtë në këtë sport të bukur dhe popullor, si dhe për përfaqësimin dinjitoz në arenën ndërkombëtare, që kulmon në barazimin historik 2-2 në ndeshjen me ekipin e famshëm “Ajax” të Amsterdamit, pata sot kënaqësinë të nderoja me titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”, ekipin bardheblu të futbollit, “17 Nëntorin” e vitit 1970 – shkruan Prsidenti Ilir Meta në faqen zyrtare në Facebook.

veteranet e Tiranes dhe Ilir Meta
veteranet e Tiranes dhe Ilir Meta

Gjithashtu, po me këtë çmim, Presidenti ka nderuar edhe legjendën e Tiranës, Skënder Halili. Kompleksi sportiv ku stërvitet Tirana sot mban emrin e Skënder Halilit. Familjarë të legjendës kanë qenë të pranishëm.