09.09.2018 - 11:57
Nuk është zyrtarizuar ende nga FSHF, por trajneri i Kombëtares shqiptare, Christian Panucci, ka rikthyer në ekip një nga mesfushorët e talentuar, pikërisht Ergys Kaçe, për ndeshjen kundër Skocisë, që do të luhet nesër në Glasgou.
Ka qenë vetë mesfushori që e ka zbuluar grumbullimin e tij. Kaçe ka publikuar një foto në profilin e tij “Instagram”, ku shfaqet në dhomën e hotelit së bashku me portierin Thomas Strakosha.
Kujtojmë që Kaçe disa vite më parë tërboi grekët kur pozoi me një bluzë kuqezi dhe simbolin “UÇK”. Ndërsa mbahet mend nga të gjithë tifozët kuqezi për golin spektakolar në ndeshjen miqësore ndaj Francës, ku Shqipëria fitoi 1-0.