MENU
klinika

Ndeshja nuk u ndërpre

Tragjedi në Kupën e Afrikës, vdes tifozi

09.09.2018 - 18:57

Të paktën një person ka humbur jetën dhe 37 të tjerë janë plagosur në hyrjen e stadiumit të Antananarivo, në Madagaskar, gjatë ndeshjes së vlefshme për Kupën e Afrikës, kundër Senegalit.

Lajmin e ka bërë të ditur spitali i kryeqytetit të Madagaskar. Incidenti ka ndodhur si pasojë e rrëmujës së shkaktuar gjatë hyrjes në stadium.

Dëshmimtarë kanë treguar se mijëra tifozë janë shtyrë me njëri-tjetrin, jashtë stadiumit “Mahamasina”, duke nisur që nga orët e para të mëngjesin, me synimin për t’u futur në stadiumin ku do të niste ndeshja në 14:30. Pavarësisht tragjedisë, ndeshja u zhvillua në prani të 20 mijë tifozëve dhe u mbyll në barazim 2-2.