MENU
klinika

FSHF publikon pamjet e fundit

Transformimi i stadiumit “Arena Kombëtare”

12.09.2018 - 15:05

Nga dita në ditë po avacojnë punimet në të gjithë sektorët e stadiumit “Arena Kombëtare”. Nga pamjet e publikuara nga zyra e shtypit në FSHF, në kanalin youtube, shihet qartë se stadiumi  i ri ka nisur të duket gjithnjë e më shumë si një arenë futbolli.

Skeleti i mbulesës së stadiumit është pothuajse drejtë përfundimit, ndërsa në të gjithë hapsirën ku do të montohen ulëset janë vendosur platformat e betonit. Punimet po kryhen edhe në tribunën VIP, pjesë e së cilës do të jetë dhe tribuna e medias, apo dhe sektorët ku janë parashikuar të ndërtohen bare dhe restorante, që do të përdoren gjatë ndeshjeve por jo vetëm.

Sakaq ende nuk ka nisur puna me fushën, e cila për momentin shërben si platforëm montimi për skeletet metalike si dhe hapësira nga ku vinçat kryejnë montimin e tyre në tribunat e stadiumit.

Drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit janë shprehur më herët se deri në fund të këtij viti do të ketë përfunduar pjesa kryesore e punimeve, ndërsa inaugurimi i stadiumit do të bëhet në fillim të vitit të ardhshëm.