MENU
klinika

Gjykata e Krimeve të Rënda

Tre anëtarë të grupit “Bajri” në gjyq

25.09.2018 - 10:27

Ditën e djeshme është dhënë vendimi i masës së sigurisë për 6 anëtarë të grupit “Bajri” në Gjjykaën e Krimeve të Rënda, ndërkohë që sot pritet të jepet vendimi për 3 anëtarët e tjerë të arrestuar në Shkodër dhe në Tiranë, Ismet Idrizit, Denis Brajoviçit dhe Klaudio Hoxhalliut.

Dje Krimet e Rënda kanë lënë në burg Safet Bajrin dhe 5 anëtarë të tjerë të grupit kriminal “Bajri”: Ilir Rustemin, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër; Emrah Plakun, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër; Astmer Bilalin, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër; Armir Grimajn, arrestuar në Shkodër dhe Fabiol Rexhepin, të arrestuar në Shkodër.

Arbër Hoxha, avokati i Safet Bajrit e ka cilësuar të paligjshëm vendimin e Krimeve të Rënda dhe tha se nga pala mbrojtëse u ofrua garancia pasurore por kjo nuk u mor parasysh. Sipas tij akuza e vetme nga klientit të tij është jo për ndikim në gara sportive.

Operacioni i përbashkët i policisë dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda që u zhvillua pas muajsh të tërë hetimesh, u shtri në Tiranë e Shkodër, por edhe jashtë kufijve në Roterdam dhe Holandë. Ndërkohë dy të tjerë janë shpallur në kërkim, në sajë të aksionit ‘Oaz’.

Në Roterdam, Holandë janë arrestuar Behar Brajoviç, (Bajri) dhe Samet Halluni.

Truri i bandës konsiderohet Enver Bajri, i cili është ende në kërkim. Dyshohet se 45-vjeçari fshihet në Belgjikë.

Aksioni policor u shtri në disa qytete të vendi si në Tiranë, Shkodër, por edhe jashtë kufijve. Roterdam dhe Holandë. Ndërkohë dy të tjerë janë shpallur në kërkim, në sajë të aksionit ‘Oaz’.