Trump dhe Kim kanë thënë se duan të punojnë drejt denuklearizimit të gadishullit Korean, duke marrë parasysh një takim të pashembullt që u mbajt më parë gjatë këtij viti në Singapor për të diskutuar idenë.
Përpara se marrëdhëniet të përmirësoheshin, udhëheqësit bënin rregullisht kërcënime dhe fyenin, ndërkohë që Koreja e Veriut vazhdonte të të zhvillonte një raketë bërthamore për të goditur Shtetet e Bashkuara.
“Unë me të vërtetë po tregohesha i ashpër, po kështu ishte ai. “tha Trump në një tubim në Virxhinian Perëndimore.
“Dhe pastaj ne ramë në dashuri, në rregull? Jo, me të vërtetë, ai më shkroi letra të bukura, dhe ato janë letra të mrekullueshme “, tha ai.
Përkrahësit e tij qeshën dhe duartrokitën. Trump tha se kritikët dhe komentuesit do ta quanin sjelljen e tij si “jopresidenciale” meqë e kishte përshkruar në këtë mënyrë Kim në kushte të tilla.
Administrata e Trump është duke u përgatitur për një takim të dytë me Kim për të folur për denuklearizimin. Koha dhe vendndodhja ende nuk janë përcaktuar.
Pavarësisht marrëdhënieve të ngrohta, Koreja e Veriut nuk i është përmbajtur kërkesave të SHBA për të ofruar një inventar të plotë të programeve të armëve dhe për të ndërmarrë hapa konkretë për të hequr dorë nga arsenali i saj.
Tre zyrtarë të lartë amerikanë të përfshirë në politikën e Koresë së Veriut thanë këtë javë se nuk është bërë përparim drejt negociatave serioze për eleminimin e armëve bërthamore të Kim dhe programet e raketave balistike.
Deri më tani, Veriu as nuk ka rënë dakord as për terma themelorë si “denuklearizim”. Shumica e hapave që ka thënë se ka ndërmarrë lehtë mund të jenë të kthyeshëm.