MENU
klinika

Deklarata e plotë

U përjashtua nga PS, reagon ashpër Gjetan Gjetani

07.09.2018 - 16:27

Në Asambenë e mbajtur ditën e sotme nga Partia Socialiste, u përjashtua nga kreu i partisë, deputeti për zonën e Kurbinit, Gjetan Gjetani.

Menjëherë pas këtij vendimi, ish-deputeti Gjetani ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku është shprehur mjaft i indinjuar nga ky vendim i Ramës.

Më poshtë në postim , ai shkruan:

“Vendimi i Edi Rames, per te me larguar nga Grupi Parlamentar, është nje vendim i padrejte. Nuk me ka bere socialist Edi Rama, dhe nuk ka se si ai te me largoje. Socialist kam qene ne dite te veshtira te PS me familjen e njerez te afert te mi, dhe jo sot ne pushtet kur ndahen tendera e privilegje.

Sot Edi Rama nuk ofroi asnje zgjidhje per Kurbinin. Duke me sulmuar mua publikisht, ai as nuk shtoi investime, as vende te reja pune ne Kurbin. Perkundrazi, shtoi vetem nje doze tjeter te arrogances se tij, arrogance qe e kane dhe te besuarit e tij ne Kurbin, dhe kjo jo vetem nuk eshte ajo cfare presin banoret me shume halle, por vete problemi qe prodhon edhe me shume hendek mes qeverise dhe njerezve.

Une pavaresisht se si shkojne interesat e dites se Rames dhe miqve te tij, do vazhdoj te jem prane qytetareve.

Nuk kam qene asnjehere i pushtetshem, por kam qene i vertete me njerezit. Dhe do vazhdoj te ngreje zerin, per te gjitha shqetesimet dhe problematikat qe kane qytetaret e Kurbinit, duke mos u lekundur per asnje arsye”.

Gjetan Gjetani është një nga 140 deputetët e Kuvendit, dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit 2017, teksa ishte në listën e PS për zonën e Kurbinit.

Si ish-punonjës policie, emri i tij është lakuar nga PD si i përfshirë në korrupsion, e po sipas opozitës ai rezulton të jetë i dënuar në Itali dhe ka mashtruar në plotësimin e formularit të dekriminalizimit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN