MENU
klinika

Miqësoret me Kosovën

“Xhema” shpall listën e Kombëtares U-17

03.09.2018 - 11:09

Përveç Kombëtares A dhe U-21, edhe ekipi përfaqësues U-17 do të zbresë në fushë, por ndryshe nga ekipet e të rriturve, kjo grupmoshë do të luajë ndeshje miqësore.

Trajneri i Shqipëria U-17, njëherazi drejtor teknik i ekipeve kombëtare në FSHF, Dzemal Mustedanagic, ka dalë në një konferencë për shtyp, ku ka zbuluar edhe listën e lojtarëve që ka thiurrur për miqësoren e radhës me Kosovën.

Bien në sy emra që luajnë jashtë vendit, kryesisht, por nuk mungojnë edhe ata nga kampionati shqiptar, apo Kosova. Kujtojmë se në fundin e muajit tetor (23-29 tetor), kuqezinjtë e kësaj grup-moshe do të zhvillojnë takimet zyrtare eleminatore për Europianin.

Shqipëria U-17 gjendet në grupin e 8-të dhe do të luajë përballë kundërshtarëve si Republika Çeke, Norvegjia dhe Azerbajxhani. Pritshmëritë kësaj here janë më të mëdha se herët e tjera.