MENU
klinika

Vettingu në politikë

Zbulohet projektligji i PD-së, Basha në një tryezë me Ramën

07.09.2018 - 15:55

Projektligji i PD-së për vettingun, një platformë e ngjashme me vettingun në drejtësi, është zbuluar ditën e sotme.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha lançoi dje nismën, në lidhje me vettingun e politikanëve teksa është shprehur se ky ligj do të jetë i njëjtë me atë të gjyqtarëve dhe prokurorëve, ku do të verifikohet pasuria për të gjitha figurat zyrtare.

Ligji në fjalë përveç disa ndryshimeve, është thuajse i njëjtë me atë ekzistuesin për ‘Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë’.

Në këtë mënyrë, ndryshimet që reflektohen janë fakti që listës i shtohen zyrtarë, që nga deputetë, kryetarë bashkish, kryeministri, apo dhe anëtarë institucioneve të tjera.

“Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, kryetari i bashkisë dhe çdo drejtues ose anëtar i institucioneve kushtetuese dhe ligjore që emërohen në detyrë me votim nga Kuvendi, përfshirë funksionin e Kryeministrit apo anëtarit të Këshillit të Ministrave, i nënshtrohen procesit të kontrollit të pastërtisë së figurës”, përmendet në ligj.

Përsa i përket bashkëpunimit mazhorancës, kryeministri Rama, kësaj radhe e ka mbështetur platformën e PD-së, dhe janë ulur së bashku në një tryezë, me kreun e opozitës, Basha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN