MENU
klinika

Plaçkitja e pasurisë nënujore

Zhytësi profesionist jep alarmin: po vidhen anijet e mbytura

23.09.2018 - 18:41

Një nga bëmat famëkeqe në vendin tonë është vjedhja! Denis Nova, një nga zhytësit e njohur profesionistë në vendin tonë jep alarmin se po vidhen anijet e mbytura në brigjet shqiptare. Drejtuesi i “Scuba Diving” thotë se: “Çdo anije e mbytur është plaçkitur dhe dëmtuar me lëndë plasëse për të marrë skrap.”

Duke publikuar edhe fotot e një rasti flagrant vjedhjeje Nova publikon fotot nënujore të një anijeje të mbytur ku dallohet se mungon kambana. Anija ndodhet në Gjirin e Durrësit, 9 milje nga Porti dhe i përket Luftës së Parë Botërore. Gjatë punës për identifikimin dhe dokumentimin e saj zhytësi ka zbuluar se pjesë të saj janë vjedhur.

“Çfarë i duhet kambana një njeriu? Do e shesë për pak lekë do thoni ju po mua ç’më duhet?” vijon postimin e tij zhytësi profesionist për thesaret nënujore të cilat mbrohen me ligj.

“Më duhet me doemos të di gjëra që na përkasin si për shembull historia e vendit tonë, të njohim rrethanat e ngjarjeve dhe të mësojmë nga e kaluara. Kemi shumë gjëra që nuk i dimë dhe për këtë arsye ndihem i trishtuar, përse shumë nga ne na kanë fikur zërin, këputur gjymtyrët, dhe errësuar dritën? Çfarë duhet t’u themi bijëve tanë? Që të zotët e këtij vendi ishin dështake dhe kushdo mund të vinte e të bënte ç’të donte këtu në këtë vend?

Plaçkitja ka filluar që në epokën e lashtë, pra është injektuar në ADN dhe kjo ka sjellë shum dëme, mjafton të shohësh muzeum kombëtar të Durrësit në ç’gjendje është. Kam përshtypjen se shumë nga ne nuk e dinë se çfarë ka aty brenda. Kjo është një gjendje e cila kam përshtypjen se shumë nga ju duhet ta kuptojnë që vendi e ka armikun brenda dhe jo nga jashtë! Është ADN-ja!”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit