MENU
klinika

Sëmundja që i mori jetën

Zi në familjen Frroku, largohet nga jeta bashkëshortja e ish-deputetit

26.09.2018 - 11:55

Bashkëshortja e ish-deputetit Mark Frroku, Daklea Frroku, ka ndërruar jetë ditën e sotme si pasojë e një sëmundje e rëndë.

Ajo ishte nënë e dy fëmijëve dhe ndërroi jetë në Shqipëri pas kthimit të saj me bashkëshortin, ish-deputetin Mark Frroku.

Zonja Frroku kishte shkuar në Shtetet e Bashkuara, për një kurim të mëtejshëm dhe pas tij u kthye në Shqipëri, pasi mjekët nuk i dhanë më shpresa jete.

Pikërisht kjo ishte dhe arsyeja pse ish-deputeti Mark Frroku fitoi lirinë nga Gjykata e Fierit, në maj të këtij viti me argumentin se bashkëshortja e tij ishte e sëmurë rëndë.

Frrokut i duhej të kujdesej për dy fëmijët.

Ndër të tjera lirimi i parakohshëm u argumentua nga gjyqtarët me sjelljen e mirë, por edhe sepse ai e ka vuajtur pjesën më të madhe të denimit në paraburgim