23% e Inspektorëve të Inspektoratit të Punës kërkojnë rryshfet. Ministria për Mbrojtjen e Sipërmarrjes ka zhvilluar një anketë me bizneset në vend, ku raportohen prolemet që këta të fundit hasnin gjatë proceseve të inspektimit nga Inspektorati Shtetëror i Punës.
Sipas të dhënave, 23% e pjesëmarrësve në anketë pohuan se inspektorët u kanë kërkuar rryshfet në këmbim të mosmbajtjes së dokumentacionit. Por, 17% e tyre mendojnë se denoncimi i këtyre akteve nuk jep asnjë rezultat, ndërkohë që 23% thonë se denoncimi është një proces që nuk ia vlen. Vetëm 22% e tyre e shikojnë këtë hap si zgjidhje e që jep rezultat pozitive.
Bizneset u pyetën edhe për periodicitetin e inspektimeve, ku pas përpunimit të të dhënave rezultoi se në 19% të rasteve kontrollet kryhen më shumë se 1 herë në muaj, në 55% të të anketuarve 1 herë në muaj, dërsa pjesë tjetër pohuan se nuk kanë qenë asnjëherë objekt i inspektimit.
Bizneset në 69.2% të rasteve nuk marrin njoftim paraprak nga inspektoriatet për kryerjen e inspektimit. Po kështu, të anketuarit pohojnë se inspektorët janë të prirur të vendosin gjoba apo të kryejnë pezullime në 56.5% të rasteve, ndërsa 60% e konsiderojnë komunikimin e tyre si informal dhe joprofesional.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Sipërmarrjes, ky anketim u krye pikërisht në funksion të reformimit të agjencive qeveritare dhe të gjithë inspektorateve. 72% e bizneseve mendojnë se riorganizmi i inspektorateve është shumë i nevojshëm.