MENU
klinika

Nga New York Times

A duhet ta vazhdojë SHBA bashkëpunimin me Arabinë Saudite?

30.10.2018 - 15:09

Kriza në Shtetet e Bashkuara dhe marrëdhëniet saudite të shkaktuara nga vrasja e gazetarit Jamal Khashoggi ngre një pyetje kritike që administrata e Trumpit kërkon të shmangë: A mund të vazhdojnë Shtetet e Bashkuara të bashkëpunojnë me princin e kurorës Mohammed bin Salman?

Pretendimet se princi saudit është përjegjës për vrasjen e Khashoggit tregon edhe një herë se ai është një partner i rrezikshëm dhe jo i besueshëm për Shtetet e Bashkuara.

Askush nuk duhet të habitet nëse zbulohet se Princi Mohammed është i aftë për një veprim të tillë. Por mund të jemi të tronditur nga vrasja e zymtë e Khashoggi dhe nga gënjeshtrat e shumta që sauditët kanë thënë.

Sigurisht, princi Mohammed e kishte treguar tashmë karakterin e tij të vërtetë përmes veprimeve të shumta impulsive dhe “të egra”.

Një nga rastet që e tregon është lufta në Jemen, e cila ka marrë dhjetëra mijëra jetë dhe ka vrarë civilë të panumërt, përfshirë fëmijë. Lufta ka qenë një operacion i Princit Mohammed që nga fillimi.

Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite në Jemen është  përgjegjësi kryesor, së bashku me rebelët e Houthit dhe Iranin, për krizën më të keqe humanitare në botë, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara kanë vazhduar me paturpësi të mbështesin luftën e përgjakshme.

Në Arabinë Saudite princi  ka burgosur aktivistët e shoqërisë civile. Ai burgosi ​​ qindra anëtarë të familjes mbretërore dhe njerëz të tjerë me ndikim dhe kërkoi që ata të dorëzonin shuma të mëdha parash dhe asetesh të tjera që të liroheshin. Dhe, siç tregon rasti i Khashoggit, ai po spastron kritikët e tij kudo që ata banojnë.

Princi i kurorës rrëmbeu kryeministrin e Libanit dhe e mohoi. Ai vendosi një bllokadë me Katarin fqinj, një partner i rëndësishëm amerikan dhe ka kërkuar të fusë Shtetet e Bashkuara në konflikt me Iranin.

Siç duket, Princi Mohammed nuk është dhe nuk mund të shihet si një partner i besueshëm i Shteteve të Bashkuara.

Për fat të keq, mbreti Salman duket i paaftë për të ndaluar djalin e tij mashtrues.

Amerikanët duhet ta përgatisin veten për një të ardhme në të cilën Arabia Saudite është më pak e qëndrueshme dhe më e vështirë për tu qeverisur. Në këtë skenar, rreziqet ndaj sigurisë amerikane dhe interesave ekonomike do të ishin të mëdha.

Amerikanët nuk duhet t’i shkëpusin marrëdhëniet me mbretërinë, por duhet bërë e qartë se nuk mund të vazhdojë biznesi për sa kohë që Princi Mohammed vazhdon të ketë fuqi të pakufizuar.

Duhet filluar duke kërkuar një hetim të paanshëm ndërkombëtar për vrasjen e gazetarit Khashoggi.

Tjetra, i duhet dhënë fund gjithë mbështetjes ushtarake për luftën e Jemenit dhe t’i bëhet presion Sauditëve për të gjetur një zgjidhje. Duhen pezulluar të gjitha shitjet amerikane të armëve në mbretëri dhe të kryhet një rishikim i kujdesshëm dhe gjithëpërfshirës të dërgesave të ardhshme.

Dashuria e pashpjegueshme e Presidentit Trump me Princin Mohammed duhet të përfundojë dhe ai duhet të rishikojë politikën amerikane në mënyrë që t’i shërbejë interesave kombëtare amerikane, jo interesave të tij personale ose atyre të princit saudit.

Susan E. Rice, është këshilltare e sigurimit kombëtar nga 2013 në 2017 dhe një ish-ambasadore e Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN