Përpos shumë ndeshjeve të tjera për Ligën e Kombeve, dje është luajtur edhe ndeshja Rumani-Serbi, e përfunduar në shifrat 0-0, e vlefshme për Ligën C, Grupi 4, kur serbët kryesojnë me 8 pikë, ndjekur nga malazezët me 7.
Në pamje të parë, duket një rezultat i logjikshëm, pra asgjë për të dyshuar, qoftë edhe gjatë lojës thuajse cdo gjë ishte normale. Por hijet e dyshimit janë te një penallti e Serbisë në minutën e 47’.
Dusan Tadiç e humbi këtë penallti duke goditur shumë keq, shumë larg portës dhe për nga pozicionimi dhe ecja dukej sikur e ka bërë në mënyrë të qëllishme që ta gabojë. Shikojeni dhe gjykoni vetë:
Kjo ka bërë që tifozët të shpërthejnë në akuza ndaj serbëve. Në rrjetet sociale, ata kërkojnë që të hetohet Tadiç duke qenë se penalltia e gabuar ka bërë që të gjithë të dyshojnë për një ndeshje të trukuar.