MENU
klinika

Fondet sekrete

A ka lidhje Kotzias me Sorosin?

20.10.2018 - 18:57

Kundërshtimi i egër midis Panos Kamenos, ministrit të Brendshëm të Greqisë dhe njëherësh kryetarit të Partisë “Grekët e Pavarur”, pjesë e koalicionit qeverisës, si dhe ministrit të Jashtëm grek Nikos Kocias, rezultoi në dorëheqjen e ministrit të Jashtëm grek. 

Nga mbrëmja e së martës deri në mbrëmjen e së mërkurës, parlamenti grek u bë spektator i përleshjes së ashpër midis dy palëve brenda në Këshillin e Ministrave. Nikos Kocias akuzoi Pano Kamenon se po përpiqej të ushtronte politikën e tij të jashtme kundër interesave të qeverisë e të vendit, për të shërbyer interesat e tij personale. Vetë ministri i Jashtem grek Nikos Kocias pretendonte se të gjitha hapat e ndërmarra në çështjen e emërimit të Maqedonisë, u bë me aprovimin e kryeministrit dhe organeve përkatëse, diçka qe u pohua edhe nga kryeministri Aleksis Cipras.

Kryeministri grek u përpoq që të shuante tensionin mes dy ministrave, duke theksuar se çështja e emërimit i përket qeverisë dhe jo vetëm ministrisë së jashtme. Më pas situata u përkeqësua kur kreu i partië së koalicionit ‘Grekëve të Pavarur’, njëherësh edhe ministri i Brendshëm Panos Kamenos, kaloi në sulme personal ndaj ministrit të jashtem grek Nikos Kocias, duke e akuzuar atë për marrje të fondeve në mënyrë të fshehtë dhe vjedhje informacioni.

Ky incident krijoi thyerjen përfundimtare ndërmjet dy paleve . Ministri i Jashtem grek Kocias bëri publike nismën e tij për një plan ligjor me të cilin parlamenti do të ketë kontroll të të gjitha fondeve të fshehta të ministrive dhe jo vetëm atë të ministrisë së jashtme. Me këtë lëvizje Nikos Kocias u përgjigj ndaj akuzave të Panos Kamenosit për dhënien e ryshfeteve me palën maqedonase për të rënë në dakordësi për Marrëveshjen e Prespës, si dhe lidhjet me Xhorxh Sorosin.

Kocias i tërbuar nga sjellja e Pano Kamenosit, por edhe më i zhgënjyer nga mungesa e mbështetjes së kryeministrit Cipras, bëri të ditur dorëheqjen e tij nga kabineti qeveritar. Kryeministri Aleksis Cipras pranoi dorëheqjen e dhënë nga Nikos Kocias duke e falenderuar atë për kontributin 3.5 vjeçar në këtë post.

Kryeministri grek u betua sot përpara presidentit grek Prokopis Pavlopulos, duke e marrë vet drejtimin e ministrisë së Punëve të Jashtme në këtë moment delikat diplomatik në ballkan, për ta çuar deri në fund procesin e Marrëveshjes së Prespës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi