11.10.2018 - 12:40
Në lagjet e Korçës vijojnë të ngrihen qepenët e pikave të basteve dhe lojërave elektronike.
1 janari i ultimatumit i kryeministrit Edi Rama, për pronarët e tyre duket se është ende larg.
Por, qytetarët e presin këtë ditë dhe përshëndesin vendimin për t’i mbyllur, duke shpresuar se diçka do të përmirësohet në familjet korçare, ku shumë prej tyre, si pasojë e vesit të kumarit, kanë shkuar drejt divorcit.
Janë gjithsej 137 njësi bastesh sportive dhe lojërash fati që operojnë në Korçë, jo vetëm në qytet, por edhe fshatra.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Përgjigjia për PD-në
‘Lojërat e fatit’/ Kryeministria: Gati ligji për bastet
Mbyllen kazinotë