MENU
klinika

Proçesi i Vetting-ut

Xhoxhaj ikën përfundimisht nga Gjykata Kushtetuese

24.10.2018 - 16:02

Kolegji i Pavarur i Apelimit, ditën e sotme la në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, të datës 3 maj 2018 që vendoste shkarkimin e gjyqtares, Altina Xhoxhaj.

“Trupa gjykuese e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, kryesuar nga Ina Rama, relator Ardian Hajdari dhe anëtarë Albana Shtylla, Luan Daci, Natasha Mulaj, sot, më datë 24.10.2018, shqyrtoi në dhomë këshillimi, çështjen nr.8/2018 (JR) që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Altina Xhoxhaj kundër vendimit nr. 17, datë 03.05.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Lënien në fuqi të vendimit nr. 17, datë 03.05.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që i përket subjektit të rivlerësimit Altina Xhoxhaj.”

kpk konica.al
kpk konica.al

Vendimi që mban datën 24 tetor është vendim përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm ndërkohë që i vendimi i plotë i arsyetuar do publikohet brenda 30 ditëve nga shpallja e tij.

Nuk justifikoi pasurinë.

Hetimi administrativ mbi pasurinë e Xhoxhajt ne KPK konstatonte se nuk justifikohej origjina e të ardhurave për disa prona si dhe kishte mosjustifikim të të ardhurave edhe për bashkëjetuesin e gjyqtares i cili sipas Komisionit mbante më shumë lekë kesh sesa i lejonte ligji.

Kush janë zyrtarët e tjerë që iu bashkuan presidentëve

Joe Biden dhe Donald Trump dy orë takim kokë më kokë

Komisionin Rregullator s’e bind drafti “Celibashi”

Rregullat e votës së diasporës/ 5 posta ofrojnë shërbim ndërkombëtar

“Gjykata ka hyrë në një territor që s’i takon”

Peleshi: Dënimi i deputetëve është i drejtë, por…

Një shaka e neveritshme mund t’i kushtojë shtrenjtë Trumpit

“Surpriza e tetorit” mund të përmbysë zgjedhjet në SHBA