MENU
klinika

Liga e Kombeve

Anglia shtang Spanjën, hapen llogaritë

15.10.2018 - 22:41

Kur mendohej se gjithçka kishte përfunduar në Grupin 4 të Ligës A në Nations League, Anglia ka surprizuar të gjithë, teksa ka fituar në 3-2 në Sevilla kundër Spanjës, duke u hakmarrë në një farë mënyre edhe për humbjen e një muaji më parë.

Thuajse gjithçka ka ndodhur brenda 37 minutave, kur Anglia ka shënuar tre gola. Sterling zhbllokoi rezultatin, si dhe u zhbllokua vetë pasi kishte që në vitin 2015 që nuk shënonte gol me përfaqësuesen. Pas tij, Marcus Rashford dyfishoi rezultatin, përpara se Sterling të shënonte dopietën e tij.

Në pjesën e dytë ka vetëm një skuadër në fushë dhe ajo është Spanja. Iberikët arrijnë të ngushtojnë shifrat në 1-3 në minutën e 58-të me anë të Paco Alcacer, pas pasimit të marrë nga Asensio.

Pavarësisht përpjekjeve të vendasve dhe rasteve të shumtave, Spanja vetëm në fund ka arritur të ngushtojë shifrat në 2-3, por kanë qenë sekondat e fundit dhe nuk kishte kohë për të paktën një barazim. Mbyllet 2-3 dhe fiton Anglia.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Po në Ligën A, Zvicra ka marrë një fitore me mjaft vlerë në fushën e Islandës, duke e mposhtur 2-1. Një rezultat që konfirmon kapitullimin dhe kohën artë që po kalonte Islanda. Kryeson Zvicra dhe Belgjika me 6 pikë, por kjo e fundit ka një ndeshje më pak.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Në Ligën B, Bosnja ka bërë detyrën ndaj Irlandës së Veriut, duke fituar 2-0 në shtëpi dhe marrë kryesimin e grupit me pikë të plota, 9, pas 3 ndeshjeve. Dy herë Dzeko konfirmon dominimin e Bosnjës në këtë grup, ku do të mjaftonte qofte edhe një barazim me Austrinë për kreun.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Në Ligën C, Finlanda ka marrë një fitore me mjaft vlerë kundër Greqisë (2-0) në shtëpi dhe thuajse kualifikohet në fazën tjetër, pasi kryeson me 12 pikë të plota pas 4 ndeshjeve. Ndërsa Estonia surprizon 3-3 Hungarinë.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Në Ligën D, mund të quhet hap fals i Bjellorusisë ndaj Moldavisë, teksa rezultati është fiksuar 0-0. Ndërsa Luksemburg ka fituar 3-0 ndaj San Marinos dhe për habi, merr kryesimin e grupit.

Standings provided by Sofascore LiveScore

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN