MENU
klinika

Letersi Shqiptare

Arben Prendi promovon “Vepra poetike”

11.10.2018 - 15:21

Sot në sallën e amfiteatrit, në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës, u mbajt një takim letrar me shkrimtarin dhe poetin Arben Prendi, i njohur për veprat poetike “Të shtunën ndize një qiri”, “Vashat nguten me u ba gra” dhe “Qirinj për të gjallët”, si dhe për studimet e tij letrare.

 


Në këtë takim u promovua edhe libri më i ri i tij, “Vepra poetike” (vëllimi i parë). Arben Prendi ishte i ftuari i tretë për këtë vit. Në këtë takim ai sjell shkrimtarë të ndryshëm për t’i shpalosur përvojat e tyre para studentëve të këtij fakulteti, apo edhe para një publiku më të gjerë.

Për autorin dhe librin foli shkrimtari dhe profesori Ag Apolloni, i cili ishte edhe organizator i këtij takimi. Me një publik të përbërë nga studentë dhe studiues të gjuhës dhe letërsisë shqipe, autori diskutoi për procesin kreativ, për gjendjen e poezisë dhe të letërsisë sonë bashkëkohore, për komunikimin dhe njohjen e ndërsjellë të autorëve nga Shqipëria dhe Kosova, si dhe për frymëzimin dhe artin e poezisë.

Arben Prendi është poet, studiues dhe profesor dhe studiues në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Takimi i tij me lexuesit kosovarë u organizua nga profesor Apolloni në Fakultetin e Filologjisë.

Prendi foli në lëmin e krijimit të poezisë, ndau përvojat e perceptimit dhe të të shkruarit poezi, të krijimtarisë së tij, të vështirësisë së zgjedhjes së tematikave, për dëshirën për të eksploruar në cdo lëmë, pasi ashtu si ai mendon poezia nuk ka limit dhe kufi.

Ag Apolloni e vlerësoi krijimtarinë reflektive letrare të Prendit si një poezi autentike që nuk përzihet me korin e poetëve të tjerë që duan të rreshtohen përpara mediave. Ai shtoi se vepra e tij shton diçka më shumë dhe mbush një boshllëk më tepër që është lënë, kjo falë edhe ideologjisë në letërsi që më shumë se njeriut i shërben politikës.

Ai e reshtoi Prendin përprah, Ridvan Dibra, Fatos Kongoli, Agron Tufa, Zija Çela e të tjerë. “Kritika e Prendit dallohet për kërkimet metodologjike dhe për dekonstruktimin e domethënieve estetike” shtoi ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shkodranët harrojnë leximin

‘Marin Barleti’ po ‘vdes’