MENU
klinika

Ngjarja pas Champions

Armën në kokë, Milik grabitet në Napoli

04.10.2018 - 11:33

Një mbrëmje me dy episode që nuk mund të harrohen lehtë për sulmuesin polak të Napolit. Një qytet i bukur, por Napoli është edhe i rrezikshëm, pasi shpesh regjistrohen episode aspak të këndshme, që përfshijnë edhe futbollistët.

Arkadiusz Milik përjetoi një eksperiencë të hidhur mbrëmjen e së mërkurës, pas triumfit të Napolit në Champions League, kundër Liverpool-it. Polaku luajti titullar dhe pas mesnate u kthye në shtëpi.

Por në momentin që zbriti nga makina për të shkuar drejt banesës së tij, një motor i preu rrugën. Dy persona të maskuar i dolën përpara dhe, duke e kërcënuar me armë, i rrëmbyen nga dora një orë Rolex, me vlerë 7000 euro.

Për Milik nuk është problemi te vlera monetare e orës, sesa te tmerri i përjetuar. Një ngjarje që ka ndodhur edhe më parë me futbollistë të Napolit dhe në të shkuarën ka pasur futbollistë që kanë preferuar të transferohen gjetkë, nga frika.