MENU
klinika

Vrasja e minoritarit grek

Athina zyrtare ‘notë proteste’ ambasadës shqiptare

29.10.2018 - 15:22

Protestat nga Greqia do të vazhdojnë pas vrasjes së minoritarit grek dje në Bularat, Konstantinos Katsifas, pasi ky i fundit shkëmbeu zjarr me policinë shqiptare.

‘Kthimerini’ shkruan se ditën e sotme ambasadorja shqiptare në Athinë Ardiana Hobdari është thirrur sot pasdite në Ministrinë e Jashtme greke, ku diplomates do i dorëzohet notë proteste për ngjarjen në fjalë.

E përditshmja greke shkruan mes të tjerash se deri më tani nuk ka dëshmi apo prova lidhur me ‘betejën e armatosur që ndodhi në Gjirokastrës, 35-vjeçari Katsifas u vra nga policia shqiptare pas ngritjes së flamurit grek’- ndërsa citon burimet e policisë greke.

Kathimerini-konica.al
Kathimerini-konica.al

Gjithçka nisi dje rreth orës rreth 10:00, kur Kaçifa nisi të quante me armë zjarri në ajër, duke shkaktuar panik tek banorët e zonës, të cilët ishin mbledhur në qendër për të festuar festën e Greqisë, e cila si çdo vit po organizohej edhe në këtë fshat.

Menjëherë në drejtim të vendit nga vinin të shtënat shkuan shërbimet e Policisë të cilat ishin të dislokuara në qendër të fshatit pasi do zhvillohej aktivitet me rastin e festës së Greqisë.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi Kostandinos Kaçifa pasi ka parë shërbimet e policisë që po afroheshin në drejtim të tij ka hapur zjarr me breshëri ndaj punonjësve të policisë duke rrezikuar jetën e tyre.

Fatmirësisht nga të shtënat nuk pati punonjës policie të plagosur, por vetëm është thyer xhami i mjetit të tyre.

kostandinos kacifas-konica.al
kostandinos kacifas-konica.al

Policia menjëherë ka rrethuar zonën ku përsëri i riu ka hapur zjarr në drejtim të punonjësve të policisë që po e ndiqnin.

Kaçifa u fut në thellësi të fshatit ku forcat “Shqiponja” dhe shërbimet e tjera të Drejtorisë Vendore të Policisë vijuan krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e tij.

Në ndihmë të shërbimeve të Policisë së DVP Gjirokastër shkuan forcat speciale RENEA, aksion ky që përfundoi me vrasjen e 35-vjeçarit.

Mësohet se autori ishte fshehur pranë depos së ujit në Bularat, ndërkohë që mes tij dhe policisë ka pasur shkëmbim zjarri.

Po ashtu 35-vjeçari qëlloi herë pas here ndaj policisë pasi kur u largua nga vendi i ngjarjes kishte edhe tre karikatore me vete, ndërsa me pas u vra nga policia.